Transmetuar më 18-07-2018, 13:32

U dënua me 18 vite burg për përdhunimin e një vajze të mitur dhe për ngacmimin e një tjetre, por për shkak të një anomalie me ligjin, vijon të mbetet në detyrë dhe të marrë rrogën si këshilltar komunar.

Nuk kishte si të mos ngjallte indinjatë, rasti i David Boswell, ish-kryebashkiak i Pembroke, në Uells.

Siç raportojnë mediat vendase një normë ligjore, e lejon Boswell, edhe në rast dënimi që të mbetet formalisht në detyrë dhe të marrë rrogën.

Sipas Local Government Act të vitit 1972, detyra skadon vetëm kur këshilltari nuk paraqitet asnjëherë në asamble për gjashtë muaj rresht, por deri tani pavarësisht procesit gjyqësor, Boswell është paraqitur në bashki.

Ndërsa e ka apeluar vendimin e shkallës së parë të gjyqësorit, dhe është vetëm një hap larg burgut, pritet që ti ndërpritet dhe rroga.

Por rasti i tij bëri që shoqata të ndryshme të kërkojnë një reformë sa i takon ligjit për administratën komunale. /a.y/noa.al