Transmetuar më 18-07-2018, 12:09

Një murgeshë e misionit “Nënë Tereza” është vënë në pranga, nën akuzën e trafikut të fëmijëve.

Qeveria indiane pas këtij arrestimi të kryer pak ditë më parë, urdhëroi inspektimin në të gjitha jetimoret dhe shtëpitë e misionit “Nënë Tereza”, të cilat merren me të miturit.  

Hetimet nisën në fillim të muajit korrik nga policia e Ranchi, në shtetin e Jharkhand, duke bërë që të arrestohet murgesha Koshleniea, ndërsa përgjegjësja e shtëpisë lokale është Anima Indwar, shkruan noa.al.

Murgeshë Koshleniea akuzohet se ka shitur një foshnjë të lindur nga një vajzë e pamartuar, tek një familje në Uttar Pradesh për 120 mijë rupi, ose 1500 euro.

Hetimet e policisë çuan në zbulimin e tre rasteve të ngjashme, brenda të njëjtës strukturë, kështu që autoritetet i transferuan të miturit në strukturat shtetërore.

Policia pretendon se rasti është i dokumentuar me prova konkrete, përfshirë edhe dëshminë nga ana e murgeshës. /a.y/noa.al