Transmetuar më 18-07-2018, 11:56

Një tsunami i vogël prej një metro e gjysmë goditi disa zona të Maiorca dhe Minorca në Spanjë.

Zona e goditur më rëndë ishte ajo e Ciutadella. Uji vërshoi në rrugë dhe lokale, duke tërhequr me vete edhe anije.

Fenomeni njihet si meteotsunami, për shkak se shkaktohet nga disa evente sizmike.

Mini tsunami ndodhi në orët e para të dirs së martë, por fatmirësisht nuk shkaktoi të lënduar.

Gjithçka pasi zona aq e frekuentuar nga turistët ishte boshë, për shkak se nuk ishin zgjuar ende nga gjumi. Në videon më poshtë, gjeni pamje nga ajo që la pas vërshimi i ujit. /a.y/noa.al