Transmetuar më 18-07-2018, 10:58
Një gjarpër piton i bardhë, i gjatë dy metra, i doli para derës së shtëpisë.
Është kjo ajo që ka ndodhur këtë të martë në provincën e Lecco, të Olginate, Itali, ku një grua sapo u kthye në banesë, me çantat e pazarit në duar, u përball me zvarranikun gjigant.
Bëhet fjalë për një gjarpër piton të bardhë me origjinë subtropikale, i cili dyshohet se i ka shpëtuar një koleksionisti, i cili rrezikon një gjobë të kripur.
Gjarpri u dërgua te veterineri, për kontrollin e nevojshëm.
Sakaq për kapjen e tij u desh ndërhyrja e dy skuadrave të shërbimit zjarrfikës. /a.y/noa.al