Transmetuar më 18-07-2018, 10:30

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka komunikuar ditën e sotme, shkarkimin nga detyra të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, Artan Zeneli.

Trupa gjykuese e KPK e përbërë nga Etleda Çiftja, Xhensila Pine dhe Valbona Sanxhaktari, deklaroi se gjyqtari nuk e kalon procesin e vetingut.

Gjatë dhënies së vendimit, as gjyqtari dhe as avokati i tij, nuk ishin të pranishëm.

Nga vlerësimi i KPK, rezultoi se gjyqtari nuk justifikon pasurinë e tij dhe se në dhjetë vjet ka shtuar 50 milionë lekë të reja, duke i argumentuar si të ardhura nga paga e bashkëshortes, paga si gjyqtar dhe të ardhura nga qeratë.

Po ashtu tjetër problem i konstatuar është blerja enjë vile disa katëshe, në një zonë të shtrenjtë në Tiranë, e cila është paguar për 150 mijë euro, shumë e cila nuk i është paguar firmës ndërtuese, por ortakut të kompanisë.

Kujtojmë se gjyqtarit Zeneli, ambasada amerikane në Tiranë, i ka hequr edhe të drejtën për të udhëtuar drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Gjyqtarit më 26 janar 2017, ambasada amerikane i komunikoi heqjen e vizës. /a.y/noa.al