Transmetuar më 18-07-2018, 10:00

Një person humbi jetën dhe dy të tjerë mbetën të plagosur, si pasojë e një ngjarje të rëndë të ndodhur ditën e djeshme në fshatin Suka, në Dajç të Shkodrës, prej goditjes nga rrufeja.

Viktimë e shkarkesës elektrike mbeti Veronika Luka, 53 vjeçe, ndërkohë që u plagos bashkëshorti i saj Cin Luka 50 vjeç dhe bashkëfshatari i tyre Ndok Vija.

Gjithçka ndodhi teksa po punonin në tokë me zetor, ku rrufeja goditi pikërisht mjetin e punës.

Shkarkesa elektrike bëri që zetori të përfshihet nga flakët dhe për pasojë të mbeten të lënduar tre personat e pranishëm.

Por për shkak të dëmtimeve të shumta, Veronika Luka, nuk arriti që të mbijetojë.

Ndërkohë dy të plagosurit e tjerë qysh prej mesditës së të martës, ndodhen në spital jashtë rrezikut për jetën. /a.y/noa.al

EMRAT/ Kush janë personat që u goditën nga rrufeja, një grua e vdekur

Humb jetën një nga personat që u godit nga rrufeja, dy në spital

Rrufeja godet tre persona, njëri prej tyre në gjendje të rëndë