Transmetuar më 18-07-2018, 09:42

Dy persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin rrugor Elbasan- Metalurgji.

Një makinë tip “Peugeot” me targa AA607BI është përplasur me mjetin tip “Ford Focus” me targa AA 261 GK me drejtues shtetasin E. C., 49 vjeç, banues në lagjen “Beqir Dardha”, Elbasan.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi i mjetit “Ford”, shtetasi E.C, dhe pasagjeri A.B., 63 vjeç, banues në lagjen “28 Nëntori” Elbasan.

Dy të plagosurit u dërguan drejt spitalit të Elbasanit, ku ndodhen në kujdesin e bluzave të bardha.

Sakaq drejtuesi i mjetit me targa AA607 BI është larguar nga vendi i aksidentit, dhe po punohet për kapjen e tij.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkakut të aksidentit. /a.y/noa.al