Transmetuar më 18-07-2018, 09:32

Prokurorja e Tiranës Antoneta Bejko Sevdari, i ka shpëtuar filtrit të vetingut, duke u konfirmuar në detyrë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit i përbërë Firdes Shuli dhe me anëtarë Valbona Sanxhaktarin dhe Roland Ilia, komunikoi paraditen e sotme, konfirmimin në detyrë të prokurores.

Sevdari iu nënshtrua me përparësi procesit të vetingut, pasi është kandidate për Këshillin e Lartë të Prokurorisë.

Nga vlerësimi i bërë i KPK, konstatohet se prokurorja nuk ka fshehje pasurie, as konflikt interesi dhe as kontakte me botën e krimit.

Si të ardhurat e prokurores edhe të bashkëshortit të saj rezultojnë të provuara.

Në seancën dëgjimore të mbajtur ditën e djeshme, relatorja Valbona Sanxhaktari tha se, është kryer kontroll i thelluar sa i takon pasurisë.

Sipas saj, prokurorja ka pasuri tokë arë e blerë në 2001 dhe një ndërtesë e blerë me të ardhurat e bashkëshortit.

“Sevdari ka një apartament 122 m2 e blerë me kursimet familjare dhe të ardhurat e bashkëshortit. Të ardhurat e bashkëshortit janë të ligjshme. Nuk ka deklaruar se ka pasuri të fshehura”, u shpreh Sanxhaktari. /a.y/noa.al

Prokurorja e Tiranës del para komisionit të vetingut, zbulohet skeda e pasurisë