Transmetuar më 18-07-2018, 09:20

Një kontroll i beftë i policisë së Dibrës, ka zbuluar lëndë plasëse, fitil zjarrpërcjellës dhe kapsolla detonatore.

Pasditen e djeshme, e martë strukturat e policisë së Dibrës kanë ushtruar kontrolle të befasishme në disa ambiente, ku në një lokal u gjetën dhe u sekuestruan lëndë plasëse, kapsolla e fitil zjarrpërcjellës.

Njazi Pilafi, 52 vjeç, banues në Peshkopi, u arrestua nga policia, pasi lënda plasëse u gjet gjatë kontrollit të ushtruar në magazinën e lokalit të tij në qytetin e Peshkopisë.

Më konkretisht pilafit i’u gjetën të fshehura dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 7 copë kallëpe me lëndë plasëse me nga 400 gram secila, gjithsej 2 kilogramë e 800 gramë, 58 copë kapsolla detonatore, si dhe rreth 4 metër fitil zjarrpërcjellës.

Ndaj të dyshuarit hetimet janë në vijim, ndërkohë që materialet iu referuan Prokurorisë së Dibrës për veprën penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”. /a.y/noa.al

Në foto, lënda plasëse e sekuestruar