Transmetuar më 18-07-2018, 08:57

Janë shumë të pakta mundësitë e mbijetesës prej një aksidenti ajror, por ka dy gjëra që duhet të dini për ti shpëtuar një incidenti të tillë.

90 sekondat e para pas një aksidenti ajror janë themelore. Ndaj nëse arrini të ruani qetësinë dhe të largoheni me shpejtësi nga vendi ku jeni ulur, ndoshta mund të keni mundësi mbijetese.

Është e rëndësishme, që të lëvizni, pa pritur urdhrat e ekuipazhit.

Kjo pasi viktimat më të shumta të aksidenteve ajrore, janë gjetur të ulur me rripat e sigurimit.

Zgjedhja e vendit të duhur ka një rëndësi të posaçme për ti shpëtuar një aksidenti ajror.

Ka rezultuar se pasagjerët që ulen në pjesën e pasme ta avionit, kanë më shumë mundësi për të mbijetuar ndaj një incidenti të mundshëm, në raport me personat e ulur në pjesët e tjera të aeroplanit. /a.y/noa.al