Transmetuar më 18-07-2018, 08:21

Tentoi që ti japë fund jetës në një mënyrë mjaft të rëndë, duke prerë damarët e duarve.

Është kjo ajo që ka bërë një 37-vjeçare nga Durrësi, mbrëmjen e kësaj të hëne.

S.M., ka përfituar nga një moment që ka qenë vetëm në banesë, për të kryer aktin e rëndë.

Ajo u gjet nga familjarët e larë në gjak, të cilët e dërguan me shpejtësi në spital.

Aktualisht 37-vjeçarja ndodhet nën kujdesin e bluzave të bardha, jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq nga ana e policisë vijon puna për zbulimin e shkaqeve të kësaj ngjarje, ndërkohë që për shkak të gjendjes së rëndë, S.M., nuk është marrë ende në pyetje. /a.y/noa.al

Foto ilustruese