Transmetuar më 18-07-2018, 08:10

Pak javë pas nisjes së punimeve për ndërtimin e Rrugës së Arbrit, Kryeministri Edi Rama, e ka nisur ditën me pamje prej saj.

Ai sjell pamje se si po ecën puna dhe ku ndodhet deri më tani.

“Me këtë videoinformacion nga kantieri i Rrugës së Arbërit, ku puna po ecën për bukuri si edhe duke u çuar një përshëndetje të posaçme, meraklinjve të projekteve 3D që thonë këto nuk bëhen kurrë, ju uroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan Rama.

Në fjalën e mbajtur gjatë nisjes së punimeve, kreu i qeverisë tha se nëse do ishin bërë gjërat me radhë, Rruga e Arbrit do kishte përfunduar së paku dhjetë vjet më parë.

Rama deklaroi se me Rrugën e Arbrit, Klosi shkon në Tiranë për 30 minuta, Bulqiza për 40, Burreli për 60 dhe Peshkopia për 80 minuta.

Në videon më poshtë, gjeni pamjet nga punimet e deritanishme. /a.y/noa.al