Transmetuar më 18-07-2018, 07:53

Tre persona kanë humbur jetën dhe 10 të tjerë janë zhdukur, si pasojë e rrëzimit të një ndërtese gjashtë katëshe në ndërtim e sipër.

Është kjo ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së martës në New Delhi, të Indisë.

Në momentin e incidentit, në ndërtesë po punonin 13 punëtorë.

Deri më tani janë nxjerrë tre kufoma nga rrënojat.

Sakaq janë rreth 100 punonjës të ekipeve të kërkim shpëtimit, të cilët po kërkojnë për gjetjen e të zhdukurve.

Dyshohet se me kalimin e orëve, bilanci i viktimave mund të rritet më tej. Ndërkohë në fotografi mund të shihni pamjet që vijnë nga vendi i ngjarjes. /a.y/noa.al