Transmetuar më 18-07-2018, 07:37

Një banesë në Tiranë, është përfshirë nga zjarri, duke u shkrumbuar thuajse e gjitha.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e lënë pas, e martë, pranë ministrisë së Shëndetësisë.

Ka qenë ndërhyrja e shërbimeve zjarrfikëse, ajo që ka vënë zjarrin nën kontroll, por në banesë janë shkaktuar dëmtime të shumta.

Paraprakisht dyshohet se i zoti i shtëpisë, në gjendje të dehur i ka vënë zjarrin banesës për t’u larguar më tej.

Por për sqarimin e rrethanave të ngjarjes policia po heton, për të zbuluar më shumë mbi gjithë sa ka ndodhur.

Në galerinë e fotografive gjeni pamje nga vendi i ngjarjes. /a.y/noa.al