Transmetuar më 18-07-2018, 07:27

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Durrës, ku një person i ka dhënë fund jetës tragjikisht.

Në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, e martë, pranë shëtitores “Taulantia”, një person është hedhur nga pallati ku jetonte.

Si pasojë e dëmtimeve të marra, burri gjeti jetën e menjëhershme.

Për shkak të orëve të vona kur ndodhi ngjarja, detajet janë ende të paqarta.

Aktualisht policia po heton, për të zbuluar më shumë mbi rrethanat e ngjarjes. /a.y/noa.al

Foto ilustruese