Transmetuar më 17-07-2018, 23:12

Arilena Ara është një këngëtare e talentuar e cila po njeh sukses gjithnjë e në rritje.

Sot ajo festoi 20 vjetorin e lindjes.

Ajo ka publikuar së fundmi një fotografi në Instagram ku shfaqet fëmijë e ëmbël.

Arilena Ara, ka arritur të depërtojë shumë shpejt jashtë trojeve shqiptare me koncerte, pas suksesit të këngës ‘Nëntori’.

Të dielën që sapo kaloi, këngëtarja ishte e pranishme në Moskë të Rusisë për të performuar në Fan Zone pas përmbylljes së Kampionatit Botëror.

Ajo është një këngëtare në moshë shumë të re dhe e pret një e ardhme e madhe./a.k/noa.al/