Transmetuar më 17-07-2018, 22:19

Dy të moshuar janë konfliktuar ashpër mes tyre në Tiranë, ngjarje e cila për fat nuk u kthye në tragjedi.

Njëri prej tyre kishte thikë me vete dhe po kanoste personin tjetër.

Sipas policisë, shtetasi me inicialet V.B., 65-vjeç, ka kanosur me thikë 66-vjeçarin me inicialet R.I.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën “Kol Kamsi” në kryeqytet ndërkohë ende nuk dihen motivet e konfliktit mes tyre.

Ndërkohë, policia ka proceduar në gjendje të lirë të moshuarin që kanosi personin tjetër.

Në cilësinë e provës materiale u bllokua edhe thika që ai mbante me vete./a.m./noa.al/