Transmetuar më 17-07-2018, 22:02

Ndërron jetë njëri prej të plagosurve në aksidentin e ndodhur gjatë pasdites në aksin rrugor Tiranë-Durrës.

Burimet nga Spitali i Traumës bëjnë me dije se 25-vjeçari Xhemal Goga ka humbur jetën duke mos u rezistuar dot plagëve të rënda që ka marrë.

Ndërkohë, i plagosur është edhe një shtetas tjetër identiteti i të cilit nuk bëhet me dije.

Paraprakisht policia raportoi se asnjë prej dy të plagosurve nuk është në rrezik për jetën.

“Më datë 17.08.2018, rreth orës 19:10, në autostradën “Tiranë -Durrës”, në Kashar janë përplasur tre mjete, ku për pasojë janë dëmtuar dy shtetas, (pasagjerë në dy prej mjeteve), të cilët aktualisht ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën” -njoftonte policia më herët.

Në aksident u përfshinë tre automjete të cilat u përplasën mes tyre në Kashar.

Policia po heton për shkaqet e ngjarjes. Sipas informacioneve dyshohet se njëri prej mjeteve ka bërë parakalim të gabuar./a.m./noa.al/