Transmetuar më 17-07-2018, 21:32

Nuk do ta kishte menduar kurrë se kur doli nga banesa, do ta shihte për herë të fundit partneren e tij të jetës.

Një i moshuar, u shokua kur e gjeti të vdekur gruan e tij 85-vjeçare e cila kishte plagë të shkaktuara nga mjete prerëse.

Ngjarja shokuese ka ndodhur në Ancona të Italisë ndërkohë mbetet ende mister mënyra se si e moshuara ka humbur jetën.

Bashkëshorti i viktimës Emma Grilli doli nga banesa vetëm për pak minuta për të blerë bukë.

Por, kur u kthye, ai u gjend para skenës së tmerrshme.

Policia po e heton ngjarjen në disa pista./a.m./noa.al/