Transmetuar më 17-07-2018, 21:17

Momente paniku në rrethrrotullimin e “Zogut të Zi” në Tiranë ku një automjet ka shpërthyer në flakë krejt papritur.

Automjeti ndodhej në mes të rrugës në ecje e sipër në momentet kur u përfshi nga zjarri.

Fatmirësisht në këtë ngjarje nuk raportohet për persona të lënduar pasi udhëtarët kanë dalë në kohë.

Ndërkohë, incidenti ka shkaktuar panik në rrugë ku në momentet e ngjarjes trafiku ishte i rënduar.

Kjo ngjarje ka sjellë kaos në qarkullim ndërkohë në vendngjarje mbërriti një zjarrfikëse e cila bëri neutralizimin e flakëve.

Policia po kryen veprimet hetimore për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit. Paraprakisht dyshohet se ngjarja lidhet me një defekt teknik të automjetit./a.m./noa.al/