Transmetuar më 17-07-2018, 21:09

Ozcan Deniz, është një nga aktorët më në zë në Turqi por jo pak i njohur edhe për publikun shqiptar.

Ai gjithashtu njihet edhe si këngëtar në Turqi.

Pas lindjes së djalit të tij të parë “Kuzey”, ai ka patur disa momente të vështira pasi për fat të keq, i ati është ndarë nga jeta dy ditë më parë, duke mos e fituar dot betejën me kancerin.

Ditën e diel, e gjithë familja e aktorit të njohur për rolin e Kahramanit ka përcjellë në banesën e fundit njeriun e dashur.

Mediat turke kanë ndarë disa imazhe nga ceremonia mortore e të ndjerit, ku duket aktori i shoqëruar nga bashkëshortja, familjarë dhe shumë miq të ngushtë.

Aktori i njohur turk Ozcan Deniz, u bë i i njohur nga shqiptarët si Kahraman tek seriali “Një pjesë e imja”./a.k/noa.al/