Transmetuar më 17-07-2018, 20:47

Landi Hysi është një nga këngëtarët e preferuar të shoubizit shqiptar.

Për pjesëtarin e grupit Ëest Side Family, sot është një ditë e veçantë pasi ai feston ditëlindjen.

Mes urimesh ai është surprizuar dhe nga një mik i vjetër, pikërisht kryeministri Edi Rama.

Landi ka ndarë me miqtë e tij në rrjetet sociale këtë surprizë.

‘Rrofsh e qofsh’ shkruan Landi në videon e publikuar ku duket një shishe vere e dërguar enkas nga kryeministri i vendit për këngëtarin.

Kujtojmë se Kryeministri Rama ka bërë dy bashkëpunime muzikore me djemtë e ‘WSF’ në kohën kur ishte kryebashkiak i Tiranës dhe më pas kur garoi për herë të parë për kryeministër të vendit.

Këngët ‘Tirona’ dhe ‘Çohu’ u bënë ndër hitet më të pëlqyera të atyre kohëve.

Ëest Side Family, gjithashtu është një nga grupet më të preferuara të shqiptarëve./a.k/noa.al/