Transmetuar më 17-07-2018, 20:44

Motrat Kardashian janë përherë në qendër të vëmendjes me publikimin e fotove në rrjetet sociale.

Njëra prej tyre, Kourtney e cila është më e madhja ka qenë më e rezervuar.

Të paktën deri më sot kur publikoi disa foto tepër “hot”.

Ajo ka publikuar imazhe me rroba banjoje ku tregon format tepër seksi.

Por me sa duket nuk i ka pëlqyer fort të dashurit të saj, 25-vjeçarit Yones Bendjima.

“Këtë duhet ta tregosh për pëlqime?”, – i është drejtuar ai në mënyrë jo-aprovuese për foton.

Më pas komenti është fshirë. Nuk dihet nëse e ka fshirë ai apo Kourtney vetë./a.m