Transmetuar më 17-07-2018, 20:28

Dy persona kanë mbetur të plagosur pas një aksidenti në autostradën Tiranë-Durrës pasditen e kësaj të marte.

Raportohet se aksidenti ka ndodhur në Kashar ku janë përplasur mes tyre tre automjete.

Të plagosur kanë mbetur dy persona që ishin pasagjerë në dy prej automjeteve.

Nuk jepen të dhëna për identitetin e të plagosurve por fatmirësisht raportohet se ata janë jashtë rrezikut për jetën në spital.

Shërbimet e Policisë dhe drejtuesit e mjeteve ndodhen në vendngjarje, ku po kryhen veprimet e mëtejshme hetimore dhe proceduariale.

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë parakalimi i gabuar i njërit prej mjeteve./a.m./noa.al/