Transmetuar më 17-07-2018, 20:11

Skuadra e Kukësit ka kaluar turin e parë eliminator të Champions League.

Verilindorët ka barazuar në transfertë ndaj maltezëve të Valletas me rezultatin 1-1, dhe pas barazimit 0-0 në shtëpi, skuadra shqiptare kalon për më tej falë golit në fushë kundërshtare.

Skuadra e Kukësit gjeti përballë një kundërshtar të mirëpërgatitur që e mbajti nën presion thuajse gjatë gjithë lojës. Maltezët kaluan në epërsi në minutën e 68-të, duke venitur shpresat e Kukësit.

Por, djemtë e të rikthyerit Cungu barazuan gjashtë minuta nga fundi me anë të gjeorgjianit Dzaria, i cili u tregua mjaft i saktë pas një krosimi të marrë nga Rrumbullaku.

Duke pasur parasysh mënyrën se si u zhvillua ndeshja, kualifikimi i kuksianëve mund të cilësohet vërtetë sukses, edhe pse përballë kishin një skuadër më të dobët./a.m./noa.al/