Transmetuar më 17-07-2018, 19:29

Kryeministri Edi Rama priti sot në Tiranë Komisionerin për Zgjerimin në Bashkimin Evropian Johanes Hahn.

Takimi i sotëm shënon nisjen e punës përgatitore për çeljen e negociatave vitin e ardhshëm.

Kujtojmë se Hahn nuk pati takime me liderët e opozitës.

Kryetarja e LSI dhe kryetari i grupit Petrit Vasili kanë komentuar deklaratat e Hahn për ligjin për magjistratët e rinj, që do t’i hapte rrugë zëvendësimit të të larguarve nga Vettingu.

“E kanë gënjyer kaq shumë komisionerin Hahn, sa nuk i kanë thënë, që për studentët e magjistraturës numrin e vendos KLP dhe KLGJ, të cilat ky kryeministri që e pret nuk ka për t’i ngritur kurrë”, shkruan Kryemadhi në rrjetet sociale.

Ndërkohë, Vasili ishte edhe më i drejtëpërdrejtë në ironinë ndaj Komisionerit Hahn.

“Në fakt nuk duhen fare 2/3 e votave por 3/5 e votave. Por nga që ka qënë gjithë ditën me ‘shkollëpakun’ sot dhe ka dëgjuar e dëgjon vetëm atë, i ngatërroi edhe Hahni numrat e votave ndaj sqarojeni mor aman se la nam”, shkruan Vasili./a.m./noa.al/