Transmetuar më 17-07-2018, 18:57

Kryeminsitri Edi Rama priti sot Komisionerin për Zgjerimin në Bashkimin Evropian Johanes Hahn, në takimin që shënon nisjen e të ashtuquajturit procesi “screening”, apo punës përgatitore për çeljen e negociatave.

Në tryezën me zyrtarin e lartë të BE ishin të pranishëm edhe ministrat e qeverisë.

Ndërkohë, shefi i qeverisë, gjatë fjalës së mbajtur ka prezantuar edhe dy njerëzit kyç të procesit që do merren me gjithë punën përgatitore.

“Qeveria do të ketë si koordinator teknik zv.ministrin e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, ministri kjo e cila do të shndërrohet në sekretariatin e ardhshëm për procesin e integrimit, dhe drejtor të procesit ministrin e Punëve të Jashtme Ditmir Bushati”, deklaroi Rama.

Edhe pse me një profil e ulët publik, shqiptari nga Kosova Gent Cakaj njihet si një prej specialistëve më të mirë të ministrisë në politikën e jashtme.

Ai ka studiuar për Filozofi dhe ka qenë Këshilltar i kryeministrit Rama për çështjet diplomatike./a.m./noa.al/