Transmetuar më 17-07-2018, 15:10

Në orën 15.05 është regjistruar një tjetër tërmet, lëkundjet e të cilit janë ndier edhe në Tiranë, Durrës e rrethinat.

Mësohet se epiqendra ka qenë në Kavajë, me magnitudë 4.5 të shkallës Rihter.

Për momentin nuk janë raportuar dëme në njerëz dhe materiale.

Gjithsesi, në zonat ku lëkundjet kanë qenë më të forta, njerëzit kanë lënë banesat nga paniku.

Lëkundjet sizmike kanë qenë të shumta ditët e fundit në vendin tonë, kun ë disa raste janë konstatuar edhe dëmtime banesash.

Po në ora 15.05 dhe fraksion sekonde më në avancë, një tjetër tërmet shkundi zonat e mësipërme, por epiqendra e tij ishte pranë Rrogozhinës dhe intensiteti, pak më i lartë, 4.7 ballë. /k.k/noa.al/

Tërmet 4.7 ballë në Tiranë dhe Durrës, epiqendra në Rrogozhinë