Transmetuar më 17-07-2018, 15:07

Tiranë, 15:07 – Një lëkundje sizmike u ndje para pak çastesh në Tiranë.

Lëkundja u regjistrua nga shërbimi europian EMSC i cili raporton se në orën 15.05 minuta pati një tërmet në Tiranë.

Sipas EMSC, ishte një tërmet me fuqi 4.7 ballë të shkallës Rihter.

Thellësia e tërmetit ishte pesë kilometra.

Koordinatat e tërmetit ishin 41.08 gradë në veri të Tiranës dhe 19.64 gradë në jug.

Shërbimi shqiptar sizmologjik ende nuk ka raportuar të dhëna mbi këtë tërmet. /noa.al/

Përditësim 15:09

EMSC përditësoi informacionin dhe njoftoi se epiqendra e tërmetit ishte 30 km në jugperëndim të Tiranës, 2 km në veri të Rrogozhinë. 

Përditësim 15:16

Në një informacion të orës 15.16, IGJEUM raportoi se tërmeti u shënua sot në datë 17/07/2018 Ora: 15:05:06 me magnitudë 4.5 ballë të shkallës Rihter me epiqendër në Vorozen, 7 kilometra në juglindje të Kavajës.