Transmetuar më 17-07-2018, 14:39

Rrufeja ka goditur tre persona ditën e sotme, ku moti vijon të jetë me reshje dhe vranësira.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Dajç të Shkodrës, ku mësohet se ata janë duke u dërguar për në spitalin e kryeqendrës së veriut.

Bëhet e ditur se njëri prej tyre është në gjendje të rëndë për jetën, gjithsesi do jenë mjekët ata që do përcaktojnë edhe situatën e tyre.

Ende është e paqartë se në çfarë kushtesh ndodheshin në rrugë personat.

Edhe identiteti i tyre nuk dihet për momentin. /k.k/noa.al/

Vijon…