Transmetuar më 17-07-2018, 14:29

Pasditen e kësaj të hëne, një grua italiane 57-vjeçare, Teresa Russo, u vra në zonën e Trepuzzi. Krimi ndodhi në rrugën “Generale Papadia”.

Gruaja u vra nga i shoqi, i cili u arratis pas krimit, për tu kapur pak më vonë.

“E vrava unë time shoqe”, ishte kjo letra që kishte lënë para kazermës së policisë, Michele Spagnuolo, 77 vjeç. Si burri edhe gruaja ishin që të dy të shurdhmemecë.

Por i moshuari një ditë para krimit i kishte dërguar një video-mesazh një mikes së tij, ku i thoshte se do bënte “një çmenduri”.

Çifti ishte në proces divorci, ndërkohë që krimi i rëndë ndodhi në kuzhinën e shtëpisë. Gruaja u ther me një thikë të madhe kuzhine, ndërkohë që u gjet mes një pellgu gjaku.

Pak para krimit fqinjët kishin dëgjuar zhurmë nga banesë e dy bashkëshortëve, por nuk e kishin menduar se mund të ndodhet një gjë e tillë, shkruan noa.al.

Teresa punonte në zyrën postare të Trepuzzi, ndërkohë burri kishte dalë në pension.

Çifti ka një djalë 28 vjeç, i cili është ushtarak në shërbim në Rimini. /a.y/noa.al