Transmetuar më 17-07-2018, 13:27

Një i dënuar në burgun e Drenovës, për trafik të lëndëve narkotike, ka bërë që prej tij ta pësojnë dhe shokët e burgut.

Bëhet fjalë për Hisni Mirtishin, i cili prej një muaji mori leje për të dalë nga burgu, por nuk u kthye më.

Kjo bëri që drejtoria e burgut të Drenovës, të marrë një masë drastike për të dënuarit e tjerë.

Burgu i Drenovës ka anuluar lejet për gjithë të dënuarit e tjerë, për të parandaluar raste të ngjashme.

Mësohet se Mirtishi duhet të vuante edhe dy vite burg, por pas kthimit në banesë me leje, mendohet se ka kaluar kufirin drejt Maqedonisë, për të mos u kthyer më në qeli.

Aktualisht autoritetet shqiptare dhe ato maqedonase, kanë nisur punën për kapjen e Mirtishit, rreth të cilit nuk ka informacion. /a.y/noa.al

Foto ilustruese