Transmetuar më 17-07-2018, 12:34

Miq, familjarë dhe të afërm, i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit aktorit të humorit Fadil Hasa.

Në nderim të tij, homazhet u mbajtën në orën 10.00 të ditës së sotme dhe zgjatën për afro një orë në hollin e teatrit “Aleksandër Moisiu”.

Në nderim të tij, para arkëmortit të aktorit të ndjerë, u përkulën aktorë, regjisorë, por edhe personazhe të politikës.

Mes tyre homazhe bën edhe kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha, si dhe ish-kryedemokrati Sali Berisha.

Pak pas orës 11.00 trupi i pajetë i aktorit u dërgua drejt varrezave të qytetit, ku dhe do të prehet.

Aktori Fadil Hasa lindi në Durrës në 8 prill të vitit 1940, ndërsa u nda nga jeta ditën e djeshme, në moshën 77-vjeçare, si pasojë e një sëmundje të rëndë. /a.y/noa.al

Humbje e madhe për artin shqiptar, ndahet nga jeta aktori Fadil Hasa