Transmetuar më 17-07-2018, 11:53

Për një zemër të shëndetshme largoni vesin e pirjes së duhanit dhe me që jemi në stinën e verës, duhet të kryeni sa më shume aktivitet seksual.

Këto përfundime, kanë dalë nga një studim i universitetit Bjrnks i Oslos në Norvegji, i publikuar në revistën shkencore “Preventive Cardiology”.

Përfundimet dolën, duke marrë parasysh edhe studime të mëparshme. Në këtë studim janë përfshirë 667 mijë persona, nga ku ka rezultuar se duhanpirja rrit me 32% rrezikun për sëmundjet e zemrës dhe përshpejtimin e ritmit kardiak.

Ky rrezik rritet 14%, nëse pimë edhe vetëm dhjetë cigare në ditë. Për duhanpirjen një këshillë vjen edhe nga federata franceze e kardiologjisë. Meqenëse jemi edhe stinën e verës dhe kemi më shumë kohë të lirë, mund ti kushtojmë më shumë vëmendje shëndetit dhe aktivitetit seksual.

Sakaq Francois Carre, kardiolog në spitalin Renne të Francës, ka thënë se përftimet nga aktiviteti seksual janë të shumta. Gjatë një raporti seksual ka sforcim fizik, i cili është i barabartë me ngjitjen 20 shkallëve.

Sforcimi fizik ndihmon në lëvizjen e miokardit, i cili është një muskul kardiak, që të ndihmon në planin fizik dhe moral.

Një raport seksual gjithashtu është edhe një antistres shumë i mirë, pasi çliron disa hormone si (serotonina, dopamina dhe endorfina).

Ndërkohë që edhe profesoresha Claire Mounier-Vehier, nga shoqata franceze e Kardiologjisë ka thënë se raporti seksual është element jetësor edhe për partnerët që kanë probleme me zemrën. Të kryesh marrëdhënie pas një infarkti, është e rëndësishme në një çift si në aspektin moral dhe atë fizik. /d.s/noa.al