Transmetuar më 17-07-2018, 11:41

Dalin detaje të reja lidhur me krimin tronditës të ndodhur gjatë natës mes të shtunës dhe të dielës, ku në lagjen “Naim Gjylbegu” në Shkodër, u ekzekutuan brenda në makinë një çift i ri, ndërsa të shtënave iu shpëtoi fëmija i tyre 1 vjeç e gjysmë.

Nga hetimet e policisë rezulton se 30-vjeçarit Boran Bërçana dhe bashkëjetueses së tij Silvana Ndoci, i është bërë pritë poshtë apartamentit ku jetonin me qera, teksa po ktheheshin në banesë.

Duke rindërtuar skemën e krimit bëhet me dije se gjithçka ka ndodhur në orën 01.15 të së dielës.

Ka qenë një person ai që ka kryer krimin, ndërkohë që një tjetër e priste pak më tutje, për tu larguar me makinë. Dyshohet se atentatorët e kanë pritur për afro një orë, para se çifti të kthehej.

Ish-efektivi i policisë, Bërçana i ka dhënë gaz makinës për tu shpëtuar të shtënave por pa rezultat, atentatori ka qëlluar me 27 plumba, me një armë me silenciator.

21 plumbaë kanë goditur Bërçanën, ndërkohë që të tjerët i kanë marrë jetën bashkëjetueses së tij.

Personat që u afruan te makina u përballën me skenën e tmerrshme të djalit një vjeç e gjysmë i cili qëndronte në prehrin e gjakosur të së ëmës e cila ndodhej përbri babait të foshnjes.

Fëmija është nxjerrë shëndoshë e mirë nga makina, por prindërit e tij kishin vdekur afro gjashtë orë më herët, kur edhe mendohet të jenë qëlluar me breshëri arme automatike me silenciator.

Rindërtimi i ngjarjes është bërë nga pamjet filmike të një biznesi aty pranë.

Sakaq rreth orës 10:30 të kësaj të diele në lagjen Dobraç, në dalje të Bypass-it është gjetur një automjet i djegur dhe brenda tij një automatik tip “scorpion”.

Paraprakisht dyshohet se mjeti të jetë përdorur nga autorët e ngjarjes së ndodhur sot në orët e para të mëngjesit ku mbetën të vrarë Boran Berçama 30 vjeç dhe bashkëjetuesja e tij Silva Ndoci 25 vjeçe.

Dyshohet se mjeti i djegur është përdorur nga autorët për t’u larguar pas krimit, të cilët më tej i kanë vënë flakën për të humbur gjurmët. /a.y/noa.al Shkodranët të revoltuar: A vriten njerëzit duke mbajtur fëmijën në dorë?!

Kamerat kapin një nga ekzekutorët e çiftit në Shkodër, i pamaskuar

Tmerri i fëmijës në Shkodër, qëndroi 6 orë me prindërit e vrarë brenda në makinë

Vrasja brutale e çiftit para fëmijës, ish-polici lidhje me një bandë?!

Krimi i dyfishtë në Shkodër, çfarë bëri ish-polici kur pa autorin me armë