Transmetuar më 17-07-2018, 11:24

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit, në kuadër të procesit të vetingut, ka mbajtur ditën e sotme seancën dëgjimore me gjyqtaren e Gjykatës së Krimeve të Rënda, Nertina Kosova.

Nga verifikimet paraprake rezulton se gjyqtarja nuk ka fshehur pasurinë dhe as ka konflikt interesi.

Rezulton se gjyqtarja Kosova, ka një apartament banimi 120 metra katrorë në zonën e “Don Boskos” në Tiranë, me kontratë sipërmarrjeje me vlerë 6 milionë lekë të reja.

Po ashtu ajo rezulton se ka kredi bankare 5 milionë lekë dhe shumë prej 1 milion lekësh nga kursimet.

Vetëm shuma e 1 milionë lekëve sipas KPK nuk është e justifikuar nga burimet, por gjyqtarja pretendon se janë kursimet e saj ndër vite, çka bëri që paraprakisht KPK të mos e gjejë në shkelje.

Gjyqtarja ka zgjedhur të jetë vetë e pranishme, në seancën dëgjimor eduke mos marrë avokat.

Sakaq vendimi ndaj saj do të jepet nga trupa gjykuese e drejtuar nga Firdes Shuli, dhe e përbërë nga Roland Ilia, dhe Olsi Komici. /a.y/noa.al Gjyqtarja e Apelit të Krimeve të Rënda para KPK, zbulohet skeda e pasurisë