Transmetuar më 17-07-2018, 11:12

Në mbledhjen e sotme të Komisionit të Medias dhe Edukimit, pati debate të ashpra mes përfaqësuesve demokratë dhe ministres së Arsimit, Lindita Nikolla lidhur me shpërndarjen e dëftesave.

Kryetarja e komisionit, deputetja demokrate Albana Vokshi iu drejtua Nikollës duke i thënë se dëftesat nuk janë shpërndarë.  

Nga ana e saj Nikolla tha se demokratët gënjejnë, duke paralajmëruar se do e apeloj çështjen në prokurori.

“Iu jam përgjigjur në kohë të gjithë maturantëve që iu duhej diploma për të ikur jashtë shtetit. Komunikoj falë zotit me prindërit. Ju sapo gënjyet”, u shpreh Nikolla.

Ndërkohë Vokshi tha se opozita po përcjellë zërin e 420 mijë fëmijëve dhe nuk po flitet vetëm për maturantët.

“S’vini dot këtu e të kërcënoni opozitën pasi bëni pazaret tuaja. Përgjegjësia për tenderin bie mbi ju. Se mbuloni dot zullumin tim”, tha Vokshi.

Nga ana e saj ministrja tha se përgjegjësinë e saj do e japë në gjykatë, në momentin që do e thërrasë për t’u përgjigjur. /a.y/noa.al