Transmetuar më 17-07-2018, 10:57

Është mirë që mjeku gjinekolog të bëjë një vlerësim të pacienteve të çdo moshe, sigurisht nëse shfaqen probleme.

Megjithatë nëse jeni 24, 25 vjeç dhe ende nuk keni patur marrëdhënie seksuale, këshillohet që të vizitoheni një herë në vit.

Disa vajza kanë bindjen se duhet të shkojnë tek mjeku gjinekolog, menjëherë pas ardhjes së ciklit menstrual.

Por kjo nuk është e nevojshme, me përjashtim të rasteve kur shfaqen simptoma anormale si të bardha të shumta, kruajtje, djegie etj.

Në këto raste mjeku do të limitohet vetëm në vëzhgimin e jashtëm të organit gjenital apo me një tampon për vlerësim bakteriologjik.

Në rast të dhimbjeve menstruale shumë të forta apo çrregullime të ciklit, këshillohet të bëhet një ekografi, shkruan noa.al.

Ndërkohë vajzat dhe gratë me aktivitet të rregullt seksual dhe pas moshës 30-vjeçare, rekomandohet të kontrollohen një herë në 3 ose në 6 muaj dhe sipas vlerësimit të mjekut, ti nënshtrohen pap testit ose mamografisë. /a.y/noa.al