Transmetuar më 17-07-2018, 10:42

Dita e 13 korrikut ka shënuar rekord në qiell, pasi nga ora 00.00 deri në 23:59, sipas Flightradar24, sajti suedez lider për gjurmimin e avionëve ka regjistruar 205.468 fluturime në një ditë të vetme.

Rreth 20 mijë mjete fluturuese ndodheshin në qiell në të njëjtën kohë.

Vetëm dy herë më parë, po në 2018, u kalua shifra e 200 mijë fluturimeve.

Por për Flightradar24, ky rekord mund të kalohet së shpejti. Prej dy vitesh piku i fluturimeve ka ardhur në rritje, për të kënaqur kërkesat e turistëve.

Dita me më pak fluturime ishte 25 dhjetori i vitit 2017, kur kompanitë ajrore patën numrin më të vogël të fluturimeve, për shkak se shumica e njerëzve ishin pushim prej festës së Krishtlindjeve.

Sajti Flightradar24, monitoron jo vetëm avionët civilë por edhe ata ushtarak, si dhe ‘Air Force One’ të Presidentit amerikan, Donald Trump. /a.y/noa.al