Flokët me yndyrë janë një shqetësim i vërtetë për shumë persona, për shkak se krijojnë idenë e papastërtisë.
Por pa kaluar në shpenzime të shtrenjta, ekziston një zgjidhje fare e thjeshtë për të shpëtuar prej tyre, të cilën mund ta praktikoni në shtëpi.
Në përfundim të një larje normale, aplikoni në flokë lëngun e dy kokrrave limoni.
Masazhojeni me delikatesë rrënjën e flokëve për disa minuta dhe më tej shpëlajeni me ujë të bollshëm.
Limoni iu dhuron freski flokët, si dhe ndihmon për të riekuilibruar prodhimin e yndyrës.
Një mënyrë alternative është edhe mentja. Disa gjethe menteje vërini të ziejnë në një tenxhere. Lëngun e përftuar lëreni të ftohet dhe shtoni dy lugë uthull molle.
Këtë lëng aplikojeni në flokë pasi ti keni larë me shampo, masazhojeni kokën dhe më tej shpëlajeni flokun me ujë të bollshëm. /a.y/noa.al