Transmetuar më 17-07-2018, 09:32

Një aksident tragjik është shënuar paraditen e kësaj të hëne në Gjermani, ku një shqiptar ka humbur jetën, ndërsa vajza e tij ndodhet në gjendje të rëndë.

Aksidenti është shënuar në afërsi të zonës së Dunningenit.

Makina me të cilën udhëtonte shqiptari, një mjet tip “BMW” është përplasur ballë për ballë me një kamion.

Kjo ka bërë që drejtuesi i mjetit rreth 55 vjeç, të gjejë vdekjen e menjëhershme, ndërsa vajza e tij 26-vjeçare ndodhet në gjendje të rëndë.

Mësohet se viktimat janë nga Deçani, ndërsa jetonin prej kohësh në Gjermani.

Në videon më poshtë gjeni pamje nga vendi i aksidentit. /a.y/noa.al