Transmetuar më 17-07-2018, 09:21

Një skandal seksual trondit parlamentin anglez. Zv.ministri për Aktivitetin Prodhues, Andrew Griffiths, u detyrua të paraqesë dorëheqjen e tij, pas publikimit të disa mesazheve të nxehta që politikani iu drejtoi dy kameriereve.

Griffiths, ish-shefi i stafit të Kryeministrit Theresa May, u denoncua nga dy kamerieret, të cilat paraqitën në polici mesazhet që kishin marrë.

I martuar dhe baba i një fëmijë prej pak muajsh, ai u përfshi në skandalin seksual, i cili i kushtoi vijimin e detyrës.

Mësohet se ai iu ka shkruar kamariereve edhe gjatë kohës që ishte në mbledhje të rëndësishme parlamentare.

“Më ra bateria e telefonit, pasi u bombardova nga dy mijë mesazhe të turpshme”, tha një nga kamerieret në denoncimin e bërë në polici.

Ndërkohë në mesazh, Griffiths iu mburrej, duke iu thënë se kishte rrahur disa nga partneret e tij seksuale, gjatë marrëdhënieve intime.

Ato pranuan se i kishin dërguar fotografi dhe video të nxehta, por se kishin hequr dorë pak kohë më vonë, të zhgënjyera nga sjellja e politikanit. /a.y/noa.al