Transmetuar më 17-07-2018, 08:59

Një shpërthim i fuqishëm i vullkanit Kilauea, në ishujt Hawaii, goditi me llavën e saj një anije turistike, duke plagosur 23 persona.

Shpërthimi përhapi në ajër copa të shumta llave dhe gurësh, duke shpuar çatinë e anijes.

Një pasagjer theu njërën këmbë, ndërkohë që persona të tjerë pësuan djegie të shumta.

Vullkani Kilauea nisi të aktivizohej në muajin maj dhe që nga ai moment vijon të nxjerrë gaz dhe shkëmbinj të nxehtë.

Por shpërthimi i kësaj të hëne pati pasoja të mëdha, ndërsa një pjesë prej pamjeve mund ti shihni në fotografi dhe video.

Që nga data 3 maj, kur ndodhi aktivizimi i vullkanit Kilauea në ishullin Hawaii, llava e vullkanit vërshon furishëm, madje ka shkatërruar rreth 600 banesa. /a.y/noa.al