Transmetuar më 17-07-2018, 08:18

Një pritje madhështore e bërë këtë të hënë në Paris, për futbollistët e kombëtares franceze.

Zonja e parë Brigitte Macron u përfshi nga entuziazmi i futbollistëve, në momentin që po bënin fotografitë e rastit në pallatin Eliseo.

Sulmuesi Olivier Giroud, i çoi zonjës së parë kupën e botës, duke e kaluar më tej tek futbollistët e tjerë.

Por Brigitte u ndal më gjatë me Paul Pogba, me të cilin u fotografua.

Kombëtarja franceze u prit në pallatin presidencial Eliseo, ku Presidenti Emmanuelle Macron e vlerësoi me titullin “Legjioni i nderit”, vlerësimi më i madh në Francë.

Franca fitoi në finalen e kampionatit botëror ndaj Kroacisë, me rezultatin 4-2. /a.y/noa.al