Transmetuar më 17-07-2018, 07:58

Një 30-vjeçar me origjinë nga Kameruni, Caleb Ndong Merlo, u ndalua nga policia e Vercelli në Itali këtë të hënë, i akuzuar për vrasjen e nënës së tij birësuese.

66-vjeçarja Paola Merlo, u gjet e pajetë në shtëpinë e saj, të martën që lamë pas.

Nga hetimet rezultoi se gruaja ishte vrarë nga djali birësues, pasi e ndjera kishte refuzuar që ti jepte para.

Ishte vetë Caleb ai që lajmëroi policinë, duke thënë se e kishte gjetur nënën të vdekur, për shkak se ishte rrëzuar.

Viktima ishte një mësuese në pension, e cila ishte shumë aktive si vullnetare dhe me shoqatat bamirëse.

Djali tha në polici se e kishte gjetur nënën në banjo me shenja në kokë dhe në trup, duke pretenduar se ishte rrëzuar duke bërë punët e shtëpisë.

Por hetimet e thelluara dhe autopsia zbuluan se gruaja ishte dhunuar deri në vdekje. /a.y/noa.al