Transmetuar më 17-07-2018, 07:41

Këngëtari i njohur dhe aq i preferuar nga vajzat, Flori Mumajesi, duket se i ka dhënë fund beqarisë.

Të paktën këtë ka lënë të kuptohet në një postim të kësaj të hëne në Instagram.

Ai ka publikuar një fotografi, ku shihet dora e tij dhe e partneres me unazë në gisht shoqëruar me simbol zemre.

Nuk dihet se kush është vajza që i ka rrëmbyer zemrën kantautorit të njohur, i cili sa i takon jetës private ka qenë gjithmonë i rezervuar.

Flori u përfol për një lidhje me moderatoren nga Kosova, Liberta Spahiu, por kjo gjë nuk u konfirmua kurrë.

Tani mbetet vetëm të zbulohet se kush është vajza që e ka bërë aq shumë për vete këngëtarin, sa që i ka vendosur unazë në gisht. /a.y/noa.al