Transmetuar më 16-07-2018, 23:56

Kenan Imirzalioglu, Cagatay Ulusoy dhe Kivanc Tatlitug janë tre aktorët më të pëlqyer dhe më të vlerësuar të momentit.

Treshja gëzojnë raporte mjaft të mira me njëri-tjetrin, por asnjëherë nuk ishin bërë bashkë të kalonin pushime.

Së fundmi në mediat turke po qarkullojnë disa foto të aktorëve së bashku me partneret e tyre në një vend të mahnitshëm.

Ata gjenden në gjirin e Aeagen dhe mjaft të lumtur duket se po shijojnë pushimet e ëndërruara.

Kjo është periudha më e mirë e pushimeve për ta pasi momentalisht nuk janë të angazhuar në karrierë.

Aktorët do të qëndrojnë së bashku rreth një javë duke vizituar plazhet më të bukura të vendit të tyre.