Transmetuar më 16-07-2018, 21:13

Zv/kryeministri i Kosovës, Behgjet Pacolli ka komentuar performancën e Era Istrefit para finales së Botërorit “Rusi 2018”.

Në finalen e luajtur pasditen e djeshme Francan ngriti trofeun e Kupës së Botës, duke triumfuar përballë Kroacisë me rezultatin 4-2.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, Pacolli shkruan se edhe shqiptarët e tjerë: “Graniti, Xherdani, Valoni, Adnani, Shkodrani e Blerimi ishin ata që e bënë botên të flas për shqiptarët në ketë botëror”.

“Fitues ne finalen e sotme padyshim është edhe Kosova. E mrekullueshmja Era Istrefi na bëri shume krenar duke e bërë edhe Kosovën pjesë të kupës së botës. Era, Graniti, Xherdani, Valoni, Adnani, Shkodrani e Blerimi ishin ata që e bënë botên të flas për shqiptarët në ketë botëror”, shkruan Pacolli në postimin e tij./a.k/noa.al/