Transmetuar më 16-07-2018, 21:06

Një gomone me rreth 300 kilogram kanabis është sekuestruar nga policia në brigjet e Barit, në Itali.

Në kuadër të një operacioni për goditjen e këtij rasti, në pranga ka përfunduar edhe një 26-vjeçar nga Brindizi.

Pas kapjes dhe kontrollit të detajuar të gomones, policia italiane ka gjetur të fshehura në disa tuba rreth 262 kilogram kanabis.

Media italiane “Ansa” raporton se gomonia me drogë ka ardhur nga Shqipëria, dhe nëse do hidhej në treg do kapte vlerën e 3 milionë eurove.      

Policia italiane vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e trafikantëve të tjerë të përfshirë, por edhe për të zbuluar origjinën e drogës. /k.k/noa.al/