Transmetuar më 16-07-2018, 20:51

Ndarja nga jeta e aktorit të mirënjohur të humorit Fadil Hasa ka prekur mjaft njerëz këtë të hënë.

Ngushëllimet për humoristin durrsak nuk kanë munguar as nga ana e politikës.

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka postuar në rrjetin social një mesazh të ndjerë për vdekjen e Hasës.

Ajo e ka falenderuar për të gjithë ato momente të bukura që i ka dhënë shqiptarëve kudo ndodhen.

“Ndarja nga jeta e aktorit Fadil Hasa është një lajm i trishtë, është kumt dhembjeje jo vetëm për familjen e tij, po për të gjithë komunitetin e artistëve, për të gjithë artdashësit e qytetarët, të cilëve ai iu fali aq shumë të qeshura, me humorin e tij realist, të natyrshëm e plot jetë”, shkruan Kryemadhi.

Ajo vijon më tej në postimin e saj: “Duke qenë pranë familjes dhe të afërmve të Fadil Hasës në këto momente dhembjeje, iu shpreh atyre ngushëllimet dhe gjithë solidaritetin e LSI-së, por edhe nderimin dhe mirënjohjen për emrin dhe veprën e tij; Faleminderit Fadil për gjithë sa na ke dhënë, u prehsh në paqe!”-/a.k/noa.al/